Gjenevë, 3 janar – Vendi më i rrezikshëm për punonjësit humanitarë vitin e kaluar ishte Siria, ku jetën e humbën 29 persona të cilët i ofruan ndihmë popullatës, kumtoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Në vend të dytë është Sudani, ku jetën e humbën 14 persona, ndërsa Afganistani dhe Republika Qendrore Afrikane janë në vend të tretë, ku jetën e humbën nga 11 punonjës humanitarë.
Sipas klasifikimit të IOM-it, në vend të katërt janë Nigeria (gjashtë të vdekur), Kenia (katër), Meksika (dy), ndërsa në Somali, Mali dhe në Mianmar jetën e humbën nga një punonjës humanitar.