Gjenevë, 23 tetor – Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) sot njoftoi se Spanja sivjet ka ka pranuar më shumë emigrantë përmes Detit Mesdhe se sa në në tre vitet paraprake.
“Deri më 21 tetor përmes Detit Mesdhe në Spanjë kanë hyrë 45.145 meshkuj, gra dhe fëmijë. Kjo është thuajse gjysma prej mbi 94.000 emigrantë të cilët kanë hyrë në Evropë përmes rrugës detare nga Afrika Veriore”, thuhet në kumtesën e IOM-it.
Deti Mesdhe edhe më tej është e rrezikshme për emigrantët të cilët përpiqen ilegalisht të hyjnë në Evropë. Nga fillimi i vitit 1.857 persona e kanë humbur jetën duke tentuar që ilegalisht të mbërrijnë deri në Evropë.