Shkup, 6 dhjetor – Donacion me pajisje kompjuterike, informatike dhe një automjet të martën ka marrë Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) e Republikës së Maqedonisë nga Organizata ndërkombëtare për migrantë (IOM). Në emër të projekteve të realizuara, drejtori i QMK-së, Agron Buxhaku dhe drejtuesja e zyrës së IOM-së në Maqedoni, Sonja Bozhinovska nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Buxhaku u falenderua për pajisjen, por edhe për, siç tha, mbëshetjen që e jep IOM përmes trajnimeve të specializuara, të cilat realizohen për të punësuarit në qendrat rajonale dhe Drejtorinë për Menaxhim me Kriza. “Duke e marrë parasysh se Republika e Maqedonisë në dy vitet e kaluara është përballur me fluks të madh të refugjatëve dhe migrantëve, kjo shkaktoi probleme si nga karakteri i sigurisë ashtu edhe nga ai humanitar, siç është prishja e rendit publik dhe paqja dhe gjendja e sigurisë në vendbanimet”, theksoi Buxhaku dhe shtoi se kriza dërgon në përforcim të mekanizmit të bashkëpunimit të institucioneve nacionale dhe organizata humanitare, funksioni i së cilës është zbatimi i drejtimeve dhe normave të KB-së. Bozhinovska informoi se donacioni është siguruar në kuadër të projektit që implementohet nga ana e organizatave ndërkombëtare për migracion.