Inxhinieri nga Mitrovica që punoi me karrocë për ta mbajtur familjen, por nuk e la asnjëherë librin dhe profesionin

50
Të gjithë në qytetin e Mitrovicës, Sabit Islamin, e njohin si “inxhinieri”, personi që tani punon si punëtor për bartjen e gjësendeve me karrocën e tij.
Inxhinieri, ani pse u largua nga puna në vitin 1990, ai asnjëherë nuk e la profesonin, pasi në shtëpinë e tij ndodhen shumë libra profesionalë, shkruan Jepi zë.
Pas përfundimit të orarit të punës me karrocën, ai kthehet në dhomën e punës në shtëpinë ku banon, dhe punon vizatime të ndryshme për detale makinerike por edhe për ndonjë matje gjeodezike.
I shtyrë tashmë në moshë, “Inxhineri” nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe çdo ditë udhëton nga lagjeja Shipol deri në qendër të qytetit, ndërsa në të kaluarën ai kishte udhëtuar këmbë deri në Zveçan.
Sabiti ka lutur edhe të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin e tyre, por të gjejnë mënyra për të punuar dhe jetuar në Kosovë.
Ndryshe, pas një periudhe mbi 30 vjeçare punë me karrocë, inxhinieri ka planifikuar që pas një viti ta lë këtë punë për shkak të moshës.