Pritet që me ndërtimin e 35 megavatëve shtesë të centraleve fotovoltaike në tokë shtetërore si dhe me megavatët shtesë për ndërtimin në tokë private, të rriten dukshëm kapacitetet për prodhimin e energjisë nga dielli
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 20 qershor – Ngadalë por sigurt, po shënohet edhe interesi në rritje i sipërmarrësve për të investuar në sektorin e energjisë diellore, falë edhe miratimit të kuadrit të nevojshëm ligjor. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ndarë javën e kaluar katër licenca për prodhimin e energjisë elektrike, prej të cilave tre janë për elektrocentrale fotovoltaike që nuk do të shfrytëzojnë çmimin e garantuar nga shtetit dhe do të shesim rrymën e prodhuar nga dielli në tregun e lirë.
Sipas numrit një të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, gëzon fakti që ka interesim për ndërtimin e centraleve fotovoltaike që nuk do të përdorin subvencione të ndryshme të shtetit siç janë të ashtuquajturat tarifat fiding apo as premiumi që nënkupton se shteti paguan për dallimin mbi çmimin e tregut në favor të shpagueshmërisë së prodhimtarisë së energjisë nga dielli, por që kanë vendosur që rrymën që do ta prodhojnë nga dielli ta shesin në tregun e lirë.
“Pritet të ndahen gjithsej nëntë liçença, apo krahas atyre tre që kanë fituar liçenca në procedurë të fitimit janë edhe gjashtë elektrana votoltaike që shpjegon se ky biznes është i shpagueshëm. Njëkohësisht me prodhimin prej 0.8 për qind të energjisë nga dielli në vitin 2018 jemi afër mesatares evropiane”, shton më tej Bislimovski. Pritet që me ndërtimin e 35 megavatëve shtesë të centraleve fotovoltaike në tokë shtetërore si dhe me megavatët shtesë për ndërtimin në tokë private, të rriten dukshëm kapacitetet për prodhimin e energjisë nga dielli. Ndryshe në Termocentralin Osllome afër Kërçovës do të ndërtohet një central fotovoltaik prej 10 megavat, me kapacitet prodhimi prej 15 giga vat që do të mbulojë nevojat e 2000 amvisërive për çka do të investohen shtatë milion euro. Në këtë rast 5.9 milion euro të investimit do të mbulohen me kredinë e akorduar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga kompania shtetërore e prodhimit të rrymës, Elektranat e Maqedonisë (ELEM).
Sipas ekspertëve të energjisë, brenda dy dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, modeli ri energjetik duhet të ndryshojë për shkak të rritjes së konsumit, si rrjedhojë e rritjes së popullsisë në vende si Kina apo India, të cilat janë duke e kaluar nivelin e ndotjes maksimale dhe për shkak se gjysma e rezervave të jetë konsumuar në tym, çmimet e naftës do të fillojnë të luajnë në mënyrë drastike. Së treti, si pasojë e ndotjes së atmosferës nga djegia e naftës dhe karbonit: rritja e efektit serrë, duke krijuar siç po ndodh edhe aktualisht, probleme dhe anomali të klimës në Tokë. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Ndërkombëtare Energjetike, në rast se nuk zgjerohen burimet alternative të energjisë, siç është edhe ajo nga Dielli, në vitin 2030 parashikohet një rritje e anhidritit karbonik në atmosferë në masën 70 për qind . Disa vende janë duke bërë shumë hapa përpara në adoptimin e sistemeve të reja alternative për prodhimin e energjisë, një mënyrë kjo shumë e mirë edhe për të rritur ekonominë e vendit. Përparimet më të mëdha në garën e energjisë të shekullit XXI janë duke i bërë disa vende si Japonia, Kina dhe Gjermania. (koha.mk)