Shkup, 5 qershor – Projekte për infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe energjetike në vend sot janë prezantuar nga ana e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev në Forumin investues të organizuar nga BERZH-i në Bruksel. Interesim është paraqitur për investimin në linjën hekurudhore Kërçovë- Lin, gazësjellësin interkonektues me Greqinë, ndërsa është biseduar edhe për financimin e autostradës Shkup- Bllacë.
“Para takimit respektibil të personave të cilët merren me politkë ekonomike në kuadër të BE-së, kishim mundësi të paraqesim projekte me rëndësi për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE si dhe të prezantojmë përfitimet e atyre projekteve për vendin dhe rajonin. Biseduam për përmirësimin e bashkëpinimit rajonal dhe lidhshmërisë më të mirë të vendit me vendet tjera të rajonit me çka i prezantuam projektet e infrastukturës rrugore dhe hekurudhore, lidhjes enrgjetike, ose ndërrimin e lagpërçuesit dhe gazesjëllësit drejt Greqisë. Mirë është që institucionet ndërkombëtare financiare tregojnë interesim në drejtim të financimit të projekteve infrastrukturore, një pjesë përmes skemës së granteve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa një pjesë përmes kreditimit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.
“Institucionet financiare treguan interes në pjesën e financimit të segmentit hekurudhor drejt Shqipërisë në relacionin Kërçovë- Lin, në kuptim të energjetikës, ekziston interes për financimin e gazësjellësit interkenektues me Greqinë, më shumë institucione financiare treguan interes për këto projekte. Kemi biseduar edhe për mundësinë e financimit të autostradës Shkup- Bllacë për lidhje më të mirë dhe intensifikim të bashkëpuinimit mes vendit dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë Angjushev.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski ka thënë se Maqedonia e Veriut krijon sistem evropian të financave publike përmes zbatimit të Strategjisë për menaxhim me financat publike.
“Borxhi publik është nën kontroll, është siguruar transparencë fiskale, ligj i ri evropian për furnizime publike dhe për periudhë të shkurtë kohore prej dy vitesh janë bërë reforma në financat publike të cilat KE i njeh”, ka thënë Tevdovski.
Në Forumin “Maqedonia e Veriut: Përshpejtim i reformave, përshpejtim i integrimit evropian” ku fjalime të tyre kanë pasur edhe ish ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere, drejtori i Drejtorisë së KE-së për zgjerim Kristian Daniellson dhe zëvendësdrejtori i BERZH-it për politikë dhe partneritet Pjer Ejlborn është theksuar se BERZH është partner i rëndësishëm i Qeverisë dhe se është koha e krijimit të të ardhmes më të mirë për qytetarët, përmes bashkëpunimit të përbashkët veçmas në planin ekonomik.