Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport (ARS), Marjan Spasevski në dy ditët e fundit mori pjesë në Forumin global rinor në selinë e Organizatës të KB-së në Nju-Jork, qëllimi i së cilit është ngritja e vetëdijes për nevojën e investimit në politikat rinore, si dhe implementimin e Qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore të KB-së. Siç informojnë nga ARS Spasevski ka pasur fjalim në panelin ministror në temën “Sigurimi i mjeteve të nevojshme dhe financave për mbështetje të zhvillimit rinor”, ku është përqëndruar në procesin e suksesshëm për krijim të Strategjisë kombëtare për të rinj (2016-2025), si dhe aktivitete të cilat i ndërmerr ARS për implementimin e qëllimeve dhe prioriteteve në të njëjtën. Në forum Spasevsku ka realizuar takime bilaterale me disa kolegë të tij ndërsa e ka vizituar edhe misionin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.