Nga Instituti Fajnens Think vlerësojnë se rishpërndarja më imediate e mjeteve buxhetore , jo vetëm që do të përshpejtojë investimet kapitale , por edhe do të ndihmojë në mënyrë indirekte edhe rritjen ekonomike
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 29 korrik – Realizimi shumë i ulët i investimeve kapitale në gjashtë muajt e pare të këtij viti imponon edhe rebalancin sa më urgjent të buxhetit. Ekonomistët thonë se fakti se deri në fund të muajit qershor janë realizuar vetëm afër 17 për qind, apo vetëm 65 milion euro nga totali i 392 milion euro të parashikuara të investimeve kapitale, flet sa më shpejt nevojitet të rishpërndahen mjetet buxhetore në favor të rritjes ekonomike. Bile shtojnë ata , rebalanci edhe më shumë riaktualizohet për shkak se harxhimet buxhetore për ndërtimin e rrugëve, shkollave, dhe objekteve të tjera infrastrukturore në periudhën janar –qershor të këtij viti është për dy herë më e vogël në raport me 140 milion euro investime kapitale të realizuara në të njejtën periudhë të këtij viti. .Njëherazi rekomandohet që më në fund ti kushtohet një vëmendje më e madhe temave ekonomike ,në vend të atyre politike.
Nga Instituti Fajnens Think vlerësojnë se rishpërndarja më imediate e mjeteve buxhetore , jo vetëm që do të përshpejtojë investimet kapitale , por edhe do të ndihmojë në mënyrë indirekte edhe rritjen ekonomike . “ Ne parashikojmë që deri në fund të vitit, në rast se nuk realizohet rebalanci i buxhetit, realizimi i këtyre investimeve kapitale do të jetë 40 për qind e mjeteve të planifikuara”, thotë Ivan Vçkov nga Instituti ekonomik Fajnens Think.
Nga Ministria e Financave përgënjeshtrojnë se punohet në realizimin e rebalancit, për shkak se sipas tyre, nuk ka probleme me të ardhurat në buxhet.
“Për momentin nuk punohet në rebalancin e buxhetit. Gjithashtu pagesat nga ana e ministrisë kryhen në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha urdhëresat e pagesave dorëzohen menjëherë për realizim. Njëherazi po kryejmë presion ndaj institucioneve dhe po ndërtohen projekte të rëndësishme për qytetarët dhe biznesin, ku presim realizimin e tyre të përshpejtuar në gjysmën e dytë të këtij viti”, thonë nga Ministria e Financave. Nga ky dikaster përkujtojnë se pikërisht në tre muajt e fundit të vitit të kaluar u shënua realizim historik i investimeve kapitale
Kohë më pare nga qeveria theksuan , pas lajmit për realizimin e vetëm për 13.8 qind të investimeve kapitale në periudhën janar-maj të këtij viti, se aktivitetet më të dobëta investuese këtë vit vijnë si rrjedhojë e ngadalësimit të ndërtimit të autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovci-Shtip. Vonesat e tilla janë shkaktuar për shkak të ndreqjes së gabimeve teknike të dokumentacionit të ndërtimit ku për shembull në autostradën që shpie në Ohër dhe Strugë kanë munguar më shumë hyrje dalje për fshatrat përreth këtij aksi madhor të rrugës.
“Si qeveri ishim të ballafaquar me zgjidhjen e çështjes së autostradave, apo të miratimit të vendimit që të vazhdojmë të realizojmë projekte të papërpunuara deri në fund në aspektin teknik , që janë edhe të dëmshme për qytetarët në aspektin financiar .Një hap i tillë do të sillte edhe rritje të harxhimeve, dhe do të tregonte disa shifra se vetëm ndërtohet, që në fund do ti paguajnë të gjithë ne, ose të zgjedhim të ndalojmë , të z gjedhim problemet dhe në fund ti përfundojmë projektet”, thotë zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Ndryshe me rishpërndarjen e të hollave buxhetore , synohet përfarimi i dallimeve midis të hyrave dhe të dalave të planifikuara në buxhet siç janë edhe investimet kapitale për rrugë, shkolla, universitete, ujësjellës, spitale, sistemeve të vaditjes në bujqësi… (koha.mk)