Zejnulla VESELI
Shkup, 10 mars – Të dhënat 10 vjeçare sa u përket investimeve të huaja direkte në Maqedoni, nxjerrin në pah një të vërtetë të hidhure se pse politikat e Qeverisë së Maqedonisë në sferën e investimeve të jashtme janë të gabuara dhe si duhet të ndryshojë qasja, shkruan gazeta KOHA. Kështu u shprehën ekspertët ekonomik, akademiku Abdylmenaf Bexheti dhe Marjan Petreski, profesor i ekonomisë ne Kolegjin Amerikan ne Shkup në debatin me temë “Investimet e huaja në Maqedoni nën thjerrëz“, përgatitur nga ekipi i gazetarëve të Rrjetit hulumtues “BIRN” nga Shkupi. Sipas ekipit të gazetarëve të “BIRN”-it, nga 128 kompani të huaja, të përfshira në hulumtim të promovuar nga Qeveria e Maqedoni për periudhën 2007- 2016, vetëm 43 investitorët të huaj kanë filluar të funksionojnë në zonat e lira ekonomike, që është tri herë më i ulët se sa Qeveria ka paralajmëruar. Nga këto 43 kompani, 26 prej tyre kanë marrë subvencione nga shteti, ndërsa vetëm 4 kompani kanë realizuar marrëveshjen e plotë për investimet e paralajmëruara. Sa i përket shifrave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë për 10 vite, investimet e huaja direkte në zonat e lira ekonomike në Maqedoni, duhej të ishin 3.8 miliardë euro, ndërsa janë realizuar vetëm 500 milionë euro apo 7 herë më pak se sa Qeveria kishte paralajmëruar. Si e dhënë tjetër nga investimet e huaja, në këtë debat u përmend dhe shifra e punësimeve të paralajmëruara nga ana e Qeverisë, me ç’rast parashihej që investitorët e huaja të punësojnë 60 mijë punëtorë, ndërsa për 10 vite janë punësuar rreth 22 mijë punonjës. Në pyetjen se pse realizimi i investimeve të huaj është kaq i dobët, akademiku Bexheti thotë se për tërheqjen e investimeve të huaja të cilin po e përdor kjo qeveri tani e 10 vite, modeli është i gabuar. Pos kësaj, në këtë ndikon edhe mos transparenca e Qeverise se sa para shteti harxhon për subvencionet që u a jep investitorëve të huaj. ”Të dhënat për tërheqjen e investimeve të huaja janë 7 herë më të ulëta se sa paralajmëroheshin nga Qeveria dhe këto për ekonomistët janë të pritura dhe aspak befasuese, sepse erdhi koha të del në shesh konstatimi ynë se investimet e huaja direkte në zonat e lira ekonomike janë më shumë artificiale se sa reale. Pra, modeli të cilin e përdori 10 vite Qeveria e mëparshme, tregoi se është model i gabuara”, tha Bexheti. Se modeli është e i gabuar, kjo dëshmohet me faktin se Qeveria ende mban sekrete shifrat se sa para ka harxhuar për tërheqjen e këtyre investitorëve apo subvencionet që shteti i jep një kompanie të huaj për një të punësuar. “Nuk mund Qeveria t’i mban të fshehura marrëveshjet e arritura më investitorët e huaj, derisa atyre si subvencione ua japin parat e qytetarëve. Kjo ndodhë për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se edhe përkundër benefiteve të shumta fiskale, që u jep investitorëve të huaj si dhe subvencionet për një të punësuar nuk sjellin efekte pozitive për ekonominë e vendit e aq më pak ndonjë zhvillim. Pra, Qeveria e di saktë se investimet e huaja japin efekte negative, prandaj dhe fshehin shifrat se sa para harxhohen për të sjellë një investitorë të huaja në Maqedoni”, tha Abdylmenaf Bexheti. Ndërkohë profesori i ekonomisë, Marjan Petreski, gjithashtu është i mendimit se modeli për tërheqjen e investitorëve të huaj po ashtu është i gabuara dhe se ky model duhet të reformohet. “Qeveria e ardhshme duhet të bëjë çmos që të reformojë modelin për tërheqjen e investimeve ta huaja në dy aspekte: të jetë më transparente kur behët fjalë për benefitet dhe subvencionet që u jepen investitorëve të huaj dhe të detyrojnë investitorët e huaj të bashkëpunojmë me kompanitë vendore”, tha Petreski. Ndërkohë, sa i përket transparencës, Peterski thotë se kjo duhet të jetë prioritet për Qeverinë e ardhshme që të bëjë publike të dhënat se sa para ka harxhuar shteti nga buxheti për tërheqjen e investimeve të huaja këto 10 vitet e fundit. ”S’ka dilema se me para të qytetarëve subvencionohen investitorët e huaj dhe kjo është një shifër shumë e lartë që deri më sot e mbanë fshehur kjo Qeveri. Është detyrë e çdo qeverie të tregojë se si i harxhon paratë e qytetarëve”, tha Marjan Petreski, profesor i ekonomisë në Kolegjin Amerikan në Shkup.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.