Shkup, 2 prill – Investimet e huaja në Maqedoni vitin e kaluar arritën në 358.4 milionë euro, ose tre herë më pak se niveli i tyre në Shqipëri, ku në 2016 u investuan gati një miliardë euro, shkruan gazeta KOHA. Përveç Maqedonisë, rezultate më të dobëta me 137 milionë euro në nëntë muajt e parë të 2016-ës shënon vetëm Bosnje e Hercegovina dhe Kosova që në vitin e kaluar ka realizuar investime të huaja në vlerë prej 215 milionë euro. Në ndërkohë, Maqedonia në kushte të ngërçit politik ballafaqohet me derdhje të kapitalit, si dhe ngadalësimin e investimeve të huaja në raport me pritshmëritë e mëdha. Këtë e tregon edhe fillimi i vitit, apo muaji janar që filloi me derdhjen më të madhe të kapitalit prej 33 milionë euro si shumë më e madhe për një muaj e shënuar në katër vitet e fundit. Nga ana tjetër, vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2016 shënohet derdhje e kapitalit prej 30 milionë euro prej të cilave 22.6 milionë euro janë tërhequr në muajin shtator të 2016-ës. Vlerësohet se kriza politike po… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)