Shkup, 15 qershor – Maqedonia me 737 milionë dollarë mban vendin e tretë sa i përket investimeve të huaja gjatë vitit 2018. Raporti më i ri i OKB-së e rendit Serbinë të parën në rajon më 4.1 miliardë dollarë, e pasuar në vendin e dytë nga Shqipëria me nivel prej 1.3 miliardë dollarë investime të huaja direkte, shkruan gazeta KOHA.
Pas Maqedonisë renditet Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina me nga 716 milionë dollarë dhe 702 milionë dollarë investime. Situata pozitive e nivelit të investimeve në Shqipëri, e cila në 2017 renditej pas Maqedonisë por që një vit më vonë e tejkaloi madje me katërfish, lidhet direkt me dy projektet gjigande të cilat po mbajnë në këmbë investimet shqiptare siç është gazsjellësi TAP, por edhe ndërtimi i hidrocentraleve gjithandej vendit.
Edhe në muajt e parë të këtij viti, për shkak të punimeve intensive në gazsjellës dhe në hidrocentrale, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 2 për qind më shumë se sa planifikimet. OKB ka lavdëruar Shqipërinë se investimet i ka përqendruar në energji dhe industri nxjerrëse, ndërsa ka sugjeruar që të rrit investimet edhe në manifakturë, pasi me këtë do të ndikonte në rritjen direkte të punësimit. (koha.mk)