Për shumë nga kompanitë botërore, mundësitë më të mira për investime nuk janë gjithmonë të vendosura brenda kufijve të tyre të brendshëm, prandaj kapitali transferohet në vendet me kushte më të mira të operimit. Lëvizjet e kapitalit ndryshojnë çdo vit dhe përfitojnë vendet që ofrojnë kushte më të mira për biznesin.
Investimet e huaja direkte shpesh konsiderohen përfitim i madh që j’u sjellë vende të reja pune vendeve në zhvillim, duke krijuar në të njëjtën kohë mundësi për korporata dhe investitorë.
Në vitin 2017, investimi i drejtpërdrejtë i huaj ishte 1,43 miliardë dollarë në nivel global, dhe harta e sotme nga HowMuch.net tregon se cilat vende përfituan më shumë IHD.
Sipas hartës, e cila është përpiluar në bazë të raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim 2018, vendet përfituan investime duke ofruar kushte të volitshme dhe siguri të investimeve.
Shqipëria përfitoi 1.1 miliard dollarë IHD, Kroacia 2.1 miliard dollarë, ndërsa Serbia përfitoi më së shumti në rajon 2.9 miliard dollarë.
Në krye të listës janë Shtetet e Bashkuara (275.4 miliardë dollarë), si dhe Kina dhe Hong Kong (240.6 miliardë dollarë).
Të dhënat e mëposhtme vijnë nga një raport i kohëve të fundit nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin.
Në listën e 15 vendeve të para janë edhe Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman që taksa më të ulëta, renditen më lartë, sesa ekonomitë e zhvilluara si Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia, të cilat madje as nuk i afrohen fundit të vendit të 15-të.
Ndërkohë, renditja e Brazilit në vendin e katërt është gjithashtu mjaft mbresëlënëse me 62.7 miliardë dollarë të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në 2017. Kjo nuk është një gjë e menjëherëshme, pasi ekonomia kishte 58 miliardë dollarë hyrje edhe në vitin 2016.