Demir Hisar, 3 shkurt – Një prodhuesi italian i ushqimit do të hapë repart prodhues në Demir Hisar dhe këto ditë intensivisht punon në montimin e pajisjeve të cilat u transportuan drejtpërdrejtë nga Napoli. Reparti prodhues do të vendoset në hapësirën e përdheses të ish Shtëpisë së Mallrave që investuesi e morë me qira për një periudhë më të gjatë kohore, informojnë nga Komuna Demir Hisarit. “Vlera e investimit do të arrijë 1 milionë euro, fillimisht do të punësohen 10, ndërsa deri në fund të vitit edhe 20 persona, por me nënshkrimin e marrëveshjeve me bashkëpunëtorët do të rritet përfitimi indirekt nga investimi i ri në komunë”, theksoi kryetari i komunës së Demir Hisarit, Lupço Bllazhevski. Pas investimit rus të “Grishko”-s në Slepçe që filloi me punë në vitin 2012, ky repart është i investimi i dytë i huaj në komunën e Demir Hisarit.