Drejtoria për zonat zhvillimore teknologjiko-industriale sot do të paralajmërojë investim të ri gjerman në Maqedoni. Kompania gjermane, siç kumtoi Drejtoria e ZZHTI, do të investojë në rajonin e Tetovës. Në promovim është paralajmëruar fjalimi i drejtorit të Drejtorisë së ZZHTI, Viktor Mizo dhe i drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjermane.