Shkup, 4 maj – Duam ta zhvillojmë turizmin, ndërsa punët elementare nuk na janë zgjidhur. Mbeturina në të gjitha anët, radhitje joadekuate e objekteve, kapacitete të pamjaftueshme për ndalesë të rastësishme veçanërisht të mysafirëve transit, mospasja e licencave për ciceronët turistik.
Problemi i higjienës nuk është prej tani. Është shumë e rëndësishme ta trajtojmë në bazë të orëve, ditore dhe javore. Nuk është puna vetëm të pastrojmë, por edhe të mos përlyejmë, ndërsa për atë duhet të kemi sjellje tërësisht më të ndryshme edhe ndaj vetes, ndaj njerëzve, dhe ndaj natyrës sepse ajo është aty.
Fakt është se dënimi nuk i jep rezultatet që i duam. Për atë është e rëndësishme së pari të tregojmë pse është higjiena e rëndësishme për ne, ndërsa pastaj edhe për të gjithë, të bëjmë diçka konkrete, ta mbrojmë, përmirësojmë, por edhe ta mirëmbajmë për gjeneratat e ardhshme.
Personalisht konsideroj se turizmi në Maqedoni duhet të përmirësohet nga mënyra, që është ndoshta më e i rëndi dhe më i shtrenjti. Gabimet nuk guxojmë t’i përsërisim. Duhet të krijojmë strategji të qëndrueshme për pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, strategji mamute, në përgatitjen e së cilës do të përfshihen të gjithë faktorët.
Gjithashtu Projekt-strategjia është bërë. Vlerësuam se duhet të shkojmë në nivelin më të ulët, te komunat, sepse rajonet as nuk funksionojnë, dhe madje pastaj të fillojmë të ndërtojmë më lartë. Ajo është baza e organizatës turistike kombëtare që është tendencë dhe në çka duhet të shndërrohet Agjencia.
Nuk jemi matur për Ministrinë e Turizmit. Duhet të shkojmë hap pas hapi. Agjencia së pari duhet të bëhet organizatë turistike kombëtare, ndërsa pastaj edhe e pavarur dhe të ushqehet nga taksat turistike dhe nga donacionet e odave. Duhet ta dimë se sa anëtarë kanë odat, sa mbledhin nga tarifat e anëtarësimit. Nuk guxon tre herë të kërkojmë “Macedonia tajmles” ta lënë në ueb faqen e tyre si logo.
Me ç’ka mundet Maqedonia të jetë atraktive, të tërheq më shumë?
Ka turistë që madje tani e kanë kuptuar se çfarë është Maqedonia, disa nuk e kanë idenë se ku gjendet. Të tillë ka prej kudo, përveç nga Ballkani. Në Shkup dhe Ohër, megjithatë, realizohen 70 për qind e bujtjeve të mysafirëve të huaj. Pse kjo të mos jetë edhe në qytetet, mjediset, zona rurale të tjera?
Ne madje edhe tani i zbulojmë mundësitë e llojeve alternative të turizmit. Ato ekzistojnë 30-40 vjet në botë, por te ne kanë ardhur pak më vonë. Por duhet t’i përkufizojmë, çka është aventuriste, çka është turizëm aktiv.
Në këtë moment mund të ofrojmë aktivitete të ndryshme. Nëse shtatë ditë kemi aranzhim në një vend, kjo nuk do të thotë që shtatë ditë duhet të shkojmë në plazh dhe të shtrihemi në shezlon. Duhet t’i hfrytëzojmë edhe format e tjera turistike. Këtu kemi një problem. Problemi ynë është prodhimi turistik shtesë.
Numri i turistëve po rritet çdo vit, por qëndrimi i tyre mesatar gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Ky është treguesi i parë se si destinacion nuk mund t’i mbajmë mysafirët më gjatë. Çdo ditë duhet të krijojmë përmbajtje shtesë. Shumë më ngadalë po rritemi në të ardhurat e drejtpërdrejta turistike.
Derdhja devizore është puna e dytë e rëndësishme. Për këtë, në dy muajt e fundit tërësisht e ndryshojmë qasjen e Agjencisë. Më shumë afrohemi drejtë sektorit real turistik përmes komunikimit me odat, asoacionet, sektorin joqeveritar, komunat…, Tashmë kemi bërë rreth dhjetëra takime pune me kryetarët e komunave. Shkojmë në vend pune dhe i pyesim çfarë mund të ndihmojmë.
Çfarë thonë ata? Cilat janë problemet?
Problemet janë të natyrës së ndryshme. Ende njerëzit, sektori joqeveritar, ndërsa një pjesë edhe e agjencive turistike dhe tur operatorëve nuk e dinë funksionin tonë, për çfarë jemi formuar dhe çka mundemi të bëjmë. Për këtë këto dy muaj u munduam të organizojmë më shumë se dhjetë info-tura të tur-operatorëve, agjencive-turistike,… nga Italia, Polonia, nga rajoni…
Në Matkë 50 vjet nuk janë ndryshuar pykat. Këto të dhëna pothuajse askush nuk i di. Sivjet do t’i ndërrojmë dhe do t’i promovojmë me harta shtesë, doracakë…
Në Krushevë do të ndihmojmë në kampionatet e ardhshme shtetërore për paraglajding. U takuam me punëtorët turistik atje, u kemi thënë se do t’ju ndihmojmë gjithçka që mundemi sepse do të kenë shtatë deri në tetë kampionate shtetërore për paraglajding. Në fazën e dytë është projekti që e punojmë me IME Programin, në kuadër të së cilit do të vendosim bari artificial në Krushevë, në sipërfaqen që do të shfrytëzohet si poligon për fluturim ky dhe për kupën botërore vitin e ardhshëm. Këtë do ta realizojmë për 1,5 muaj. Komuna do të duhet ta nivelizojë terrenin ndërsa ne do ta vendosim barin dhe sinjalizimin shtesë. Krusheva do të ketë edhe parashikim të motit në ueb faqe, kemi përpunuar afishe, ndërsa do të bëjmë edhe harta.
A kanë dhënë ndonjë efekt subvencionet dhe nëse lloji i tillë i mbështetjes duhet të vazhdojë?
Subvencionet në këtë formë ku janë tani, kanë dhënë efekt, por modeli, ndërkaq, duhet ta ndryshojmë sepse tani është …. Drejtimi duhet të jetë sektori turistik i Maqedonisë.
Maqedonia dhjetë viteve të fundit, pasi është formuar Agjencia, shënon mbi 150 për qind kërcim të turistëve të huaj. Kjo është e drejtpërdrejt për shkak të subvencioneve. Por, pas pesë deri në gjashtë viteve duhet të vendosim sistem të pavarësisë së mjaftueshme për të pasur subvencione minimale ose kurrfarë.
Ideja është që të japim më pak subvencione, por më efikase, të cilat do të jenë për lëvizjen e sektorit turistik të Maqedonisë. Kjo është baza që duhet ta bëjmë.
A ka problem me pagesën e taksës turistike?
Vjet në Krushevë ka pasur rreth 40.000 bujtje nga të cilat do të duhej të gjeneroheshin 1,6 milionë denarë taksë turistike, ndërsa shteti ka inkasuar vetëm 180.000 denarë. Pse? Sepse askush nuk ka paguar taksë turistike. Komuna nuk ka arritur t’i mbledhë mjetet. Do të thotë, ka disa punë të cilat duhet t’i ndryshojmë. Një pjesë e rregullativës ligjore është e mirë, por një pjesë nuk funksion në praktikë. Inspektori lokal mund të intervenojë, por jo edhe të dënojë.
Agjencia tashmë disa ditë me radhë kërkon të formohet inspeksion turistik të cilin Maqedonia ende nuk e ka. Kanë ingerenca pushteti lokal dhe inspeksioni i tregut, ndërsa inspeksion turistik nuk ekziston. Nëse nuk kemi inspeksion turistik, si mendojmë ta zbatojmë ligjin, në bazë vullnetare?
Vallë kjo do të thotë se askush nuk do të dënohet edhe pse nuk e ka respektuar Ligjin dhe nuk ka paguar taksë?
Jo. Mund të dënohet nëse konstatohet se i ka fshehur mysafirët. Kapacitet deri në 20 shtretër janë nën ingerenca të Komunës, ndërsa ato me mbi 20 shtretër janë nën Inspeksionin e tregut.
Kërkesa jonë dhe e Ministrisë së Ekonomisë është të formohet inspektim turistik dhe ajo të ndërmarrë gjithçka, por të veprojë në bashkëpunim me komunat. Dhe gjithsesi të mos ketë dënime, por edukim.
Gjithsej 80 për qind nga taksa turistike janë për komunën, ndërsa 20 për qind për shtetin.
Cilat janë pritjet tuaja për këtë vit dhe në cilat aktivitete do të përqendroheni?
Këtë vit pritet rritje e numrit të turistëve për 10 -15 për qind. Target do ta kemi Evropën. Do të shkojmë në panairet në Rimini, Izmir, Turqi dhe Londër. Nëse hiqen vizat për në Kinë, po negociojmë me Malin e Zi dhe Serbinë të shkojmë dhe të gjejmë pikë të përbashkët dhe të prezantohemi si rajon – Ballkani. Në negociata jemi edhe për panairin në Japoni, Xhajka të na i mbulojë shpenzimet dhe sërish të jemi prezentë në rajon.
Në vitin 2018 presim polakët të jenë 50 për qind më të shumtë dhe të gjenerojnë deri 70-80 për qind rritje të numrit të bujtjeve. Vitin e kaluar 147 për qind u rrit numri i bujteve. Nga Rusia nuk mund të presim më shumë, për shkak situatës politike, por nga Polonia. Çekia, mundemi. Rumania është, gjithashtu, treg interesant dhe mendojmë ta zhvillojmë./MIA/