Shkup, 15 dhjetor – Benxhamin Perks është përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni. Në Maqedoni ka ardhur në korrik të këtij vitit nga Mali i Zi, ku ka punuar si përfaqësues i organizatës botërore mbi pesë vjet.
Në intervistën për MIA-n, Perks thekson se Maqedonisë i nevojitet reformë sistemore në arsim dhe se UNICEF-i do t’i mbështesë reformat në vend në këtë sferë, por gjithashtu, në vitin 2018 do të mbështesin aktivitete lidhur me planin e veprimit për foshnjat sapolindura, me programet për parandalim dhe gjithëpërfshirje apo inkluzion, për përmirësimin e përkujdesit të fëmijëve në familje dhe birësimin, me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe mospërfillja në familje si dhe dhuna online…
Zotëri Perks bisedën e zhvillojmë gjatë konferencës treditore për arsim “Arsim cilësor për rritje, rezultate dhe ardhmëri më të mirë”. Cilat janë konkluzionet kryesore nga konferenca dhe si UNICEF-i mund të ndihmojë në reformat në arsim?
Një prej konkluzioneve kryesore të konferencës është se duhet të kemi reformë sistemore në arsimin në Maqedoni. Janë tre apo katër poenta kyçe.E para është udhëheqja e përgjithshme dhe menaxhimi në sektorin e arsimit. E dyta, sipas zhvillimit jetësor të fëmijëve duhet të sigurohet mënyrë si të përfshihen të gjithë fëmijët në arsimin parashkollor. Dy të tretat e fëmijëve në këtë vend nuk kanë arsim parashkollor, ndërsa këto janë fëmijët më të varfër. Kjo është shumë e keqe sepse e dimë se zhvillimi i trurit njerëzor më intensivisht ndodh në gjashtë vitet e para të jetës. Nëse i shikojmë pesëmbëdhjetëvjeçarët ata mbeten prapa me mësimin e tyre dhe përparim për një apo dy vjet për shkak se nuk kanë shkuar në arsimim parashkollor. Puna e tretë është që në klasa duhet të zbatohen aftësitë e shekullit 21 ku përqendrimi është në memorimin e fakteve të pastra, pa mësuar diçka thelbësore. Ndërsa, megjithatë, sistemet arsimore sipërore përqendrohen në zhvillimin social dhe emotiv të fëmijës, e, gjithashtu, edhe në zhvillimin kognitiv, por kryesisht përqendrimin e vendosin në këto tri punë. Konkluzioni kryesor, megjithatë, këtu është se puna më e rëndësishme gjatë arsimimit nuk është cilësia e ndërtesës apo programit mësimor por e mësimit. Për këtë duhet të kujdesimi mësimdhënësit tanë të jenë shumë të profesionalizuar, të jenë profesional dhe ta kryejnë punën me shumë ndërgjegje. UNICEFI së bashku me Bankën Botërore dhe me USAID-in do t’i ndihmojë Qeverisë të përpilojë politikë dhe strategji që t’i theksojë këto çështje.
Në Maqedoni shumë gjatë zbatohen reforma të caktuara. Kur flasim për reforma gjithmonë përqendrohemi në punë të caktuara negative dhe pengesa. Sipas jush, cilat janë aspektet pozitive në arsimin e Maqedonisë?
Një prej punëve të mira është se në Maqedoni ka shumë mësimdhënës të mirë të cilët vendosin inovacione në punën e tyre, që na jep shpresë. Pozitivja është e kundërta e negatives, por në vend janë përqendruar kryesisht më shumë në masa ndëshkuese që ta përmirësojnë gjendjen dhe të përmirësohet suksesi i përgjithshëm, por të gjithë psikologët do t’u thonë se kjo aspak nuk funksion posaçërisht nëse zbatohet në ndonjë moshë të re. Puna e parë që e kanë mësuar në fakultet, për shembull në programin për lidership, është pikërisht në atë se nuk duhet t’i dënoni njerëzit, por përkundrazi mësimdhënësve duhet t’u jepet mbështetje, dhe të inkurajohen, të inspirohet te ata maturia dhe energjia dhe të gjitha njohuritë që i kanë t’ua ofrojnë nxënësve të tyre në vend që të dënohen dhe në këtë mënyrë të përpiqemi t’i përmirësojmë rezultatet. Në të vërtetë punët duhet të kthehen nga ana e kundërt. Sistemet më të suksesshme siç janë Finlanda, Estonia dhe Sllovenia, pikërisht këtë e bëjnë, e shohin çka ndodh me fëmijët në klasë, si ato mësojnë, në cilën mënyrë i fitojnë njohuritë dhe pastaj në këtë mënyrë i inkuadrojnë në programet e tyre mësimore për dallim nga sistemet e tjera programet mësimore të së cilave përpilohen në nivel politik dhe pastaj ato duhet të zbatohen me çdo çmim pa marrë parasysh nëse fëmijët mund të integrohen apo jo.Thjeshtë detyrohen fëmijët të integrohen në programin mësimor pa e parë se në cilën mënyrë fëmijët e kanë më lehtë të mësojnë. Arsimi duhet t’u përshtat fëmijëve, e jo fëmijët arsimit. Poenta rreth reformave në arsim është ajo që njerëzit janë shumë të fokusuar ndaj projekteve individuale, por ajo që është me rëndësi është të kenë vizion të qartë. Për shembull, kur bëhet fjalë për arsimin parashkollor duhet të vendosim dhe t’i definojmë si vizioni i qartë se në afat prej pesë vjetëve të gjithë fëmijët prej zero deri gjashtë vjet do të përfshihen me arsimin parashkollor. Kur bëhet fjalë për nxënësit e shkollave të mesme, duhet të vendosim cak se në testet e ardhshme ndërkombëtare PISA ku kontrollohet shkrim-leximi i tyre dhe njohuritë matematikore ata do t’i përmirësojnë rezultatet e tyre për 15 pikë dhe kjo duhet të formulohet shumë qartë dhe të gjithë të bashkohen rreth këtij vizioni. Duhet të përqendrohemi në efektet dhe shpresojmë se në strategjinë e re kjo do të bëhet.
UNICEF-i e mbështet fushatën “Bëhu korrekt! Për fëmijëri pa pengesa” për personat me aftësi të kufizuara, në këtë rast për personat me sindromën Daun. Fushata u bë e njohur në opinion. Çfarë efekte u arritën me këtë fushatë dhe cilat janë planet tuaja të ardhshme lidhur me këto aktivitete?
Filluam me një bazë të dobët nisëse në vend sepse shkalla e paragjykimeve dhe anshmërisë lidhur me fëmijët me pengesa ishte shumë e lartë. Kemi ndjenjën se ka ndryshime dhe se opinioni publik po ndryshon. Bëjmë anketë në fillim dhe në fund të fazës së parë të fushatës dhe i krahasojmë rezultatet, i përshtatim aktivitetet dhe pastaj fillojmë me fazën e dytë. Çdo shoqëri në Evropë ka kaluar transformim lidhur me këto çështje në 30 deri në 40 vitet e fundit. Mendoj se ky vend do të kalojë nëpër të njëjtën punë si vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Dëshiroj që vendi të bëhet vend në të cilin nuk do të jenë të pranueshme kushtet që i hasëm në Demir Kapi (Enti special) në korrik kur erdha në vend. Pasi kjo shkakton turp të thellë tek ne.
UNICEF realizon shumë aktivitete në Maqedoni që lidhen me fëmijët dhe me zhvillimin e tyre. Cilat janë përshtypjet e përgjithshme për gjendjen me fëmijët në Maqedoni në sferat në të cilat punoni?
Ekziston lajm i mirë dhe i keq. Të fillojmë me lajmin e keq. Nëse i shikoni të gjithë indikatorët sipas të cilave matet gjendja me fëmijët, siç është vdekshmëria e foshnjave, dhuna në familje, përfshirja dhe investimi në arsimin parashkollor, rezultatet nga arsimi i mesëm, varfëria tek fëmijët, ky vend është më radhitjen më të keqe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka vend ku të fshihen këto fakte sepse e gjithë kjo është njësi matëse. Lajmi i mirë është se ka njerëz serioz dhe të mençur të cilët u bashkuan dhe u krijua një masë kritike që punët të ndryshohen. Çdoherë kur organizojmë konferenca të mëdha siç ishte ajo para disa javësh për deinstitucionalizim, organizata nga sektori civil, organizata dhe institucione të tjera tregojnë interesim të madh për atë që e punojmë dhe janë të gatshëm që t’i bashkojnë forcat që të ndihmojnë.
Çfarë aktivitete do të realizojë UNICEF-i në Maqedoni në vitin 2018?
Do ta mbështesim Qeverinë në reformat kryesore. Reforma e përgjithshme në sektorin arsimor, zgjerimi i përfshirjes me arsim parashkollor, posaçërisht në mjediset e varfra dhe rurale, do ta mbështesim planin aksional për foshnjat lidhur me shëndetin të fëmijët dhe nënat, do t’i mbështesim programet për pengesa dhe inkluzion. Në afat prej dy viteve deri në vitin 2020 dëshirojmë të mbështesim deinstitucionalizim të plotë, gjegjësisht të mos ketë fëmijë nën moshën trevjeçare në institucion. Të ndihmojmë në transformimin e institucioneve si ato në Manastir dhe Demir Kapi dhe të ndihmojmë në kualifikimin e kuadrit që të mund të japin shërbime si në ambient familjar. Do të thotë, nuk bëhet fjalë për mbylljen e tyre. Duhet të përmirësohet kujdesi i fëmijëve nëpër familje dhe adoptimi, të mbrohen fëmijët nga dhuna dhe lënia pas dore në familjet dhe dhuna onlajn, posaçërisht përmes përforcimit të mbështetjes për familjet përmes shërbimit patronazh i cili funksionon në shërbimin shëndetësor.
Në Maqedoni jeni nga korriku i këtij viti. A po ju pëlqen vendi dhe me çka po kënaqeni?
Vendi është i bukur, ka gjallëri, ka shumë ngjarje, ndodhi, po zhvillohen shumë gjëra. Më pëlqejnë Mavrova, Ohri, Debar Mëhalla në Shkup…Jam çiklist dhe rregullisht shkoj në Vodno. Më parë hobi kisha ragbin, por e lëndova gjurin dhe tani merrem me çiklizëm. Mund të them se ky vend ka kulturë të mrekullueshme të çiklizmit. Ka disa librari angleze ku shiten bestselerët më të rinj të “Njujork tajms”-it dhe fantashkencë që tregon refleks të urisë intelektuale në qytet. Keni startapë të mirë dhe sipërmarrës që për mua do të thotë se keni potencial të mirë. Për shembull, ka restorant për ushqim të papërpunuar dhe vegan, servis të vetëm profesional për qepje…Sa e di janë të vetëm në Ballkanin Perëndimor. Keni ide dhe shkallë të kreativitetit dhe energji që është resursi më i madh potencial në vend.
MIA