Interpretimi nga ballkoni i Brian Stokes Mitchell

1

Brian Stokes Mitchell është yll në Broadway, aktor filmash dhe kryetar i organizatës humatinatre “Fondi i Aktorëve” që ndihmon pjesëtarët e komunitetit të industrisë së argëtimit në nevojë. Fondi ka dhënë miliona dollarë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, por siç na njeh Aaron Fedor i Zërit të Amerikës në materialin në vazhdim, zoti Mitchell po jep falenderimet e tij personale për punonjësit e vijës së parë të frontit kundër virusit.

“Jam infermiere e ndihmës së shpejtë nga Alabama. Jam duke punuar në spitalin “Metropolitan” në pjesën lindore të Harlemit për 13 javë. Çdo mbrëmje në orën 7, njerëzit shprehin mbështetje për punonjësit në linjën e parë të frontit dhe një zotëri del në ballkon dhe këndon. Ka një zë shumë të mirë”, thotë infermierja Ashley Bonner nga Alabama.

“Kam pesë netë që vi këtu”, thotë Alana Pantale.

“Kam dhjetëra herë që vi këtu”, thotë Victor Caldwell.

“Jam Brian Stokes Mitchell. Jemi në anën e sipërme në perëndim të Manhatanit. Ideja për të këndur më lindi në mënyrë spontane. Kisha disa javë që vuaja nga COVID-19 dhe po më dëmtonte mushkëritë. Për të ushtruar mushkëritë fillova të këndoj. Arrita në pikën që mund të këndoja pa u kollitur. Ajo ishte nata kur dola në dritare dhe këndova, sepse çdo natë dilja aty dhe duartrokitja për punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit thelbësorë. I thashë vetes kësaj here do të këndoj dhe e fillova me këngën “Imposible Dream” dhe kështu nisi gjithçka.”

“Kënga ‘Imposible Dream’ është e veçantë për mua sepse kam luajtur Don Kishotin në Broadway. Kjo këngë po tërheq turmën në rrugë tani. Nuk po këndoj për turmën, por përmes këngës po falenderoj punonjësit e domosdoshëm, shoferët e autobusëve, punonjësit e metrosë, ambulancat, policinë e Nju Jorkut dhe zjarrëfikësit.”

“Jetoj aty pranë dhe kam disa javë që dëgjoj Brian Stokes Mitchell të këndojë. Gjithçka këtu është frymëzuese, që nga këngët dhe duartrokitjet. Ka shumë kuptim pasi ai vetë e ka kaluar sëmundjen dhe tani po mbështet komunitetin”, thotë Stephen Russso.

“Për ato dy minuta njerëzit ndihen mirë dhe të frymëzuar, me mesazhin se do të ja dalim”, thotë Victor Caldwell.

“Dua të falenderoj të gjithë që kanë dalë në ballë të frontit, policinë e Nju Jorkut, zjarrfikësit, punonjësit e transportit publik dhe të urgjencës që po e mbajnë Nju Jorkun. Shpresoj që të gjithë njerëzit të vazhdojnë të tregojnë mbështetje për ata që po punojnë kaq shumë tani. Çdo mbrëmje në orën 7 të tegojmë mbështetjen. Kujdes veten dhe vazhdoni të duani njëri-tjetrin”, është mesazhi që dërgon artisti.

Comments are closed.