Shkup, 8 maj – Interpoli më shumë se dy muaj nuk e publikon urdhër arrestin ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili është në arrati në Budapest, informon gazeta KOHA.
Prokuroria për krim të organizuar e kërkon për ngjarjet e së enjtes së përgjakshme në Parlament për të cilat ai është i akuzuar si organizator, por deri më tani ai kërkohet me urdhër arrest ndërkombëtar vetëm në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e deklaroi prokurorja Villma Ruskovska, por deri më tani ajo nuk ka marrë një sqarim pse nuk po publikohet urdhër arresti nga Interpoli, përskaj dokumentacionit të kompletuar, transmeton gazeta KOHA.
Përndryshe, Gruevski është i akuzuar edhe në disa raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërsa Ruskovska paralajmron akt-akuzë për organizimin e të enjtes së përgjakshme. (koha.mk)