Interpelancë për ministrin Oliver Spasovski

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut sot mbanë seancën e 86-të, në rend dite të së cilës janë 25 pika, mes të cilëve edhe interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, e parashtruar nga deputet e opozitës.

Të përzgjedhurit e popullit do të debatojnë edhe për Propozim vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në misionin paqëruajtës “Mbështetja vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit, si dhe për më shumë ligje nga sfera financiare.