Shkup, 28 janar 2021 (MIA) – Kuvendi do të vazhdoj seancën e tij të 30-të, të hënën, me rend dite është interpelanca ndaj zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. Se cilën ditë do të diskutohet për interpelancën e paraqitur nga opozita, do të varet kryesisht nga Dimitrovi dhe angazhimet e tij.
Përveç seancës së 30-të, Kuvendi do të përpiqet të plotësojë pikat në rendin e ditës të seancës së 32-të. Shumica qeverisëse në Kuvend ka problem me numrin e deputetëve për shkak të mungesës së disave prej tyre, por sipas kryetarit Talat Xhaferi, ky nuk është problem, sepse për të diskutuar ligjet nuk është e nevojshme që të gjithë deputetët të jenë në sallë. Ligjet dhe pikat e tjera mund të diskutohen, tha ai, dhe pastaj një ditë do të caktohet për votim dhe të gjitha ligjet dhe pikat e tjera në rendin e ditës do të votohen.
Xhaferi pajtohet me konstatimin se kjo është në mënyrë praktike për të dalë nga situata në të cilën Kuvendi gjendet në kontekstin e kuorumit dhe shumicës, por ai thekson se kjo është lloj hyrje në kalendarin e punës së Kuvendit. Kjo do të nënkuptojë një javë debat mbi ligjet, pastaj një periudhë komisionesh dhe një javë votimi duke ndjekur shembullin e disa parlamenteve të tjera. Sidoqoftë, kjo gjithashtu kërkon ndryshime në Rregulloren e punës së Kuvendit.
Xhaferi thotë se mbështetja për të gjitha ligjet po diskutohet me partitë e opozitës, por ai nuk mund të thotë konkretisht se cilat ligje mund të pritet të mbështeten prej tyre gjatë periudhës tjetër.
Lidhur me ndryshimet në Ligjin për ASHMA-në, për mënyrën e zgjedhjes së përbërjes së Këshillit Programor të RTVMV-së dhe Këshillit të ASHMA, Xhaferi theksoi se deputetët nga shumica qeverisëse dhe opozita duhet të arrijnë marrëveshje, por nëse kjo nuk ndodhë, opozita VMRO-DPMNE-ja njoftoi për numër më të madh të amendamenteve.
Seanca e re do të përcaktohet për më 16 shkurt. Ndër aktivitetet e tjera në Kuvend, në takimin e rregullt mujor me gazetarët ai përmendi trajnimin për deputetët e rinj të zbatuar nga OSBE-ja për komunikim me qytetarët në zonat elektorale në 70 zyrat e pajisura për atë, si dhe takimin për reformat në Kuvend në bashkëpunim me Ambasadën zvicerane dhe pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve. Në mënyrë që të rritet transparenca e Kuvendit, duke pasur parasysh se tani për shkak të protokolleve për Kovid-19 vetëm seanca parlamentare mund të shikohet drejtpërdrejtë dhe nëse nuk ka seancë, një komision parlamentar, në këtë takim do të ngrihet edhe çështja e projektit për studio parlamentare.