Shkup 25 shkurt – Internet faqja – platformë resurse për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, do të prezantohet sot nga Eurotnik – Qendër për strategji evropiane” Shkup.
Prezantimi i internet faqes është në kuadër të “Platformës resurse për qytetarë dhe media – mk@eu”, si pjesë e programit CIVICA MOBILITAS, të financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SCD), që e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe FCG Zhvillim zviceran AB (FCG Suedi). (koha.mk)