Legjenda e Interit, Ivan Cordoba, ka pranuar se në javën e fundit të sezonit në vitin 2002 skuadra Nerazzure përjetoi padrejtësi nga gjyqtarët. Cordoba thotë se po të mos ishin episode të caktuara të gjyqtarëve, atëherë Interi do ta kishte fituar titullin atë sezon. Kujtojmë se Interi me në krye Hector Cuperin hyri në javën e fundit të sezonit ndaj Lazios me një pikë më shumë në tabelë dhe dy pikë më shumë se përcjellësja, Roma, por pësoi humbje nga Lazio me rezultat 4-2 në atë që ishte ndeshja e fundit e Ronaldos “fenomenit” në fanellën e Interit. Ronaldos nuk ju dha një penalti e pastër. Sipas Cordobas, episodet e gjyqtarëve kanë ndikuar që Nerazzurët të mbesin pa titull atë sezon, e kjo sipas tij u vërtetua me skandalin e Calciopolit. “Ne kemi dështuar më 5 maj, edhe pse në kokën time ka një problem. Kujtimi është rifreskuar, jo me gjërat që nuk i kemi parë, por për incidentet e njëpasnjëshme që mbështeten edhe nga faktet”.