Nuk e ka pasur asnjëherë problem të qëndrojë i përulur. “Djalosh fantastik” e ka cilësuar Konte dhe të gjithë “punëdhënësit” e tij të mëparshëm kanë dërguar referenca entuziaste në nivel sjelljeje. Kristian Eriksenit nuk i nevojitet një dozë përulësie, por do të marrë një tjetër nesër: ai që disa muaj më parë luante finalen e Ligës së Kampioneve, riniset në Europë nga Razgradi, Bullgari, kundër Ludogoretsit. Megjithëse, është fillimi i një aventure të re dhe, me siguri, nuk do të mund të niste nga majat.
Mund të themi që Antonio Konte e ka shumë për zemër këtë program. Në të vërtetë arsyet e përfshirjes së ngadaltë të danezit janë të tjera dhe trajneri i përsërit në çdo rast, duke mbajtur qëndrim kundër atyre që e duan menjëherë në fushë. Është i madh numri i tifozëve që thërrasin. Nuk janë të pakta presionet. Dhe normalisht rriten në paralel me rezultatet negative: Interi ka regjistruar dy, me përforcimin e dimrit ende të aktivizuar pjesërisht.
PËRSHTATJE – E nisim nga bazat: Eriksen është një lojtar i Interit prej 23 ditësh. Kanë kaluar shumë pak nga 27 janari, dita e transferimit. Danezi u transferua për të shtuar zgjidhjet, cilësitë dhe eksperiencën ndërkombëtare të Interit. E kërkoi klubi dhe Konte, i cili e konsideron një përmirësim krahasuar me mesfushën në dispozicion përpara merkatos.
27- vjeçari iu bashkua zikaltërve në një moment kur skuadra po përjetonte një emergjencë të vërtetë, në mesfushë e jo vetëm: në atë repart kundër FIorentinës ishin në dispozicion vetëm Vesino e Barela, në Udine u shtua Brozoviç (por jo gati për 90 minuta). Fakt që shtyu trajnerin të përshpejtonte përshtatjen. 24 minuta në Kupë, titullar në Udine. “Nuk e kisha bërë kurrë më parë në karrierë”, do të thotë Konte. Më pas trajneri dhe stafi menduan për një menaxhim “normal”.
PËRSE NUK LUAN – Dhe “normal” për Konten do të thotë i kujdesshëm: për ekuilibrat, psikologjinë e grupit, standardet. Kështu, Eriksen, pavarësisht kurrikulumit, rikthehet në stol. Trajneri nuk e konsideron gati në nivel fizik, sepse cilëson punën e kryer nga skuadra e tij me Pintusin ndryshe nga çdo përgatitje tjetër, e mbi të gjitha ka nevojë për kohë që ta përfshijë në idenë e lojës, në projekt.