Interi do të detyrohet t’ia paguajë Luciano Spallettit hiç më pak se 25 milionë euro në kompensim, pasi do ta largojë atë para përfundimit të kontratës së tij me klubin.
Gazeta italiane Corriere dello Sport dhe Sky Sports raportojnë se Antonio Conte do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Interin gjatë kësaj jave, duke e zënë vendin e Spallettit në stolin zikaltër, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se divorci me Spallettin, i cili ka kontratë me klubin deri më 2021, nuk do të jetë i lirë për Interin, pasi klubi do të detyrohet t’ia paguajë atij 25 milionë euro në kompensim.
Presidenti i Interit Steven Zhang, ndërkohë, e përdori Instagramin jo vetëm për ta festuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve por edhe për të sugjeruar se do të ketë ndryshime të mëdha.
“Nëse jeta është udhëtim magjik, atëherë një pjesë e imja është në të. Do ta bëj më të mirën për këto ngjyra”, shkroi ai.