Sulmuesi i Inter Gabriel Barbosa do e vijojë karrierën e tij në Brazil, në pamundësi të një blerësi të kartonit të tij, skuadra italiane është detyruar ta lërë për gjysmën e dytë të sezonit te Flamengo në formë huazimi.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët në vijim nga klubi, por një gazetar i brendshëm ka publikuar një video të brazilianit me fanellën kuqezi, teksa thotë edhe fjalët e para si lojtar i Flamengos.
Klubi brazilian pati shfaqur interes të fortë Gabigolin, i cili luajti me Santos në gjysmën e dytë të sezonit që shkoi e deri në fazën e parë të këtij sezoni. I blerë nga Inter për rreth 30 milionë euro, u cilësua si një dështim pasi prezenca e tij në fushë ishte me pikatore dhe vetëm një gol me fanellën zikaltër ishte shumë pak për të justifikuar shumën e shpenzuar. Për të pati shfaqur interes West Ham në Angli, por Inter kërkon që të paktën ta shesë mbi 25 milionë euro, që humbja të mos jetë shumë e madhe, por për këtë duhet të presë verën.