Interi është vënë pas mesfushorit të Romës dhe kombëtares italiane Lorenzo Pellegrini. Sipas Tuttosport, Nerazzurrët mendojnë që ai do të ishte një blerje perfekte për sezonin e ardhshëm dhe klauzola e tij është 30 milionë euro. Pellegrini ishte kthyer në Olimpico në verën e vitit 2017 për 10 milionë euro pas dy viteve te Sassuolo nën drejtimin e Eusebio Di Francescos.
Prej largimit të Di Francescos e ardhja e tij në klub është në dyshim. 22-vjeçari ka shënuar tri herë në 27 ndeshje këtë sezon, duke i zhvilluar edhe nëntë ndeshje për Italinë. Interi kishte nënshkruar me Radja Nainggolanin verën e shkuar nga Roma, duke e dërguar në anën tjetër Nicolo Zaniolon.