Në Spanjë vazhdojnë të shprehen të bindur për transferimin e Lautaro Martinezit te Barcelona, pavarësisht fjalëve aspak optimiste të presidentit katalanas Bartomeu. Interi ndërkohë është në pritje, gati të rinovojë kontratën e sulmuesit argjentinas në rast se nga Katalonja nuk do të përmbushin kërkesat e zikaltërve (111 milionë eurot e klauzolës, ose 90 plus një lojtar).
Madje, sipas “SportMediaset”, Lautaros po i përgatitet rinovimi: nëse “Demi” do të vendoste të qëndronte tek Interi, mund të firmosë shpejt një kontratë prej 5,5 milionë eurosh në sezon deri në 2025-ën: shifër poshtë 10 milionëve që propozon Barça, por mbi 1,5 milionët që përfiton aktualisht lojtari.