Interi po planifikon ta mbajë së paku edhe një sezon sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.
Sipas mediave italiane, forma e mirë që ka treguar lojtari këtë sezon ka bërë që trajneri Antonio Conte të llogaritë në shërbimet e tij edhe për edicionin e ardhshëm.
Sanchez ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, kurse këtë sezon ka pasur 36 paraqitje duke shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Sanchez arriti ta fitojë titullin kampion me Interin.
32-vjeçari tek Interi u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2019.