Interi si duket do të përforcojë vijën e sulmit në afatin kalimtar të dimrit. Dhe lojtari që pritet të zbarkojë në “Giuseppe Meazza” është supersulmuesi i Bolognas, Simone Verdi, rasporton ‘Tuttosport’.
Italiani 24-vjecar, po shkëlqen këtë vit në Serie A, dhe është ndër të paktët lojtarë që i përdor të dy këmbët si në harkime, po ashtu edhe në goditje të dënimit. Kujtojmë që këtë vit ka hyrë në histori duke shënuar dy gola nga goditjet e denimit me këmbë të ndryshme, në ndeshjen kundër Crotones.
Trajneri i Interit, Luciano Spalleti është një fans i madh i Verdit, i cili si i ri ka qenë lojtar i Akademisë së Milanit, por ‘kuqezinjtë’ nuk besuan në të dhe Bologna e rrëmbeu, duke e ngritur në nivelin që është sot. Duhet theksuar se Verdi është pjesë e Perfaqësueses së Italisë. /Gazeta Olle/