Inter ka prezantuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm, ku për herë të parë ka qenë skuadra e femrave që ka prezantuar uniformën me të cilën do të dalin në fushën e blertë.
Fanella e re është frymëzuar nga fanella e dytë nga vitet 1978-1988, me vija diagonale zikaltër, më të trasha se tek fanella aktuale, ndërsa në gjoks është një thyerje me një shirit vijash vertikale, ku ndodhet edhe logoja e sponsorit historik “Pirelli”.
🚨 | NUOVA MAGLIA!
⚫🔵BREAK LINES. MAKE DREAMS
👕 Siamo fieri di presentarvi l'Home Kit 19/20 @nikefootball pic.twitter.com/MQPqbfMahP
— Inter (@Inter) May 22, 2019
Një shirit i bardhë do të jetë tek jaka në formë V, ndërsa të shkurtat do të jenë tërësisht të zeza. Çorapet janë të ndërthurura gjysmë blu dhe gjysmë të zeza, duke dhënë përshtypjen e gjarprit, që është simboli i këtij klubi.