Mario Gotze mund të largohet nga Dortmundi në verën e vitit të ardhshëm. Është skuadra italiane Inter që po mendon për transferimin e gjermanit vitin e ardhshme. Kontrata e kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014 skadon më 30 qershor të vitit 2020. Dortmund i ka ofruar atij një marrëveshje të re katër vjeçare, por lojtari ende nuk ka pranuar rinovimin. Kësisoj Inter po mundohet të fillojë bisedimet me agjentët e gjermanit për transferimin e tij në Serie A.
Neroazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë katër vite kontratë dhe një pagë rreth gjashtë milionë euro në stinor për ta bindur atë t’i bashkohet projektit zikaltër.