Interi rikthen interesimin për Kanten

18

Interi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Ngolo Kante. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit italian janë duke shqyrtuar të ofrojnë lojtarë në shkëmbim për Kanten për ta bindur Chelsean në lirimin e francezit.

Drejtuesit e klubit zikaltër do t’i ofrojnë shërbimet e mbrojtësit Milan Skriniar, për të ardhur deri te Kante.

Mesfushori francez tash e disa kohë është dëshira e trajnerit Antonio Conte, që ka punuar me të te Chelsea.