Klubi i Interit duket se është i qartë në qëndrimet që do të mbajë përsa i përket ofertave që pritet të vijnë në merkaton e verës për qëndërmbrojtësin Milan Shkriniar. Futbollisti sllovak i cili është pjesë e zikaltërve prej dy sezoneve pas transferimit nga Sampdoria, ka bindur të gjithë me paraqitjet në fushë.
Interi është i gatshëm të shtyjë edhe interesimin konkret që ka shfaqur Mançester Siti, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkon me çdo kusht në ekip, duke parë edhe moshën e madhe të Kompani apo dhe Otamendi. Tekniku spanjoll është i gatshëm të shpenzojë deri në 100 milionë euro, por italianët duket se e kanë kati përgjigjen.
Klubi zikaltër e shikon Skriniar si një lider të skuadrës, jo vetëm të momentit por edhe për të ardhmen, teksa planifikohet që sllovaku të trashëgojë shiritin e kapitenit, duke qenë se marrëdhënia me sulmuesin Ikardi, do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar.