Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi kanë siguruar shërbimet e Hakimi nga Real Madrid për shifrën e 40 milionë + 5 bonuse po kërkojnë tjetër mbrojtës për krahun e majtë.
Mediat italiane raportojnë se zikaltërit kanë piketuar Davide Alaba nga Bayern Munchen si dhe Robin Gosens nga Atalanta.
Kontrata e lojtarit austriak me kampionët e Gjermanisë përfundon sezonin tjetër dhe ai ka vendosur që të mos të rinovojë për këtë arsye Interi është hedhur në sulm.
Nëse nuk do të arrihet te Alaba, zikaltërit kanë gati planin “B” dhe do të tentohet firma me mbrojtësin e Atalantas që këtë sezon ka shkëlqyer në Serie A.