Skuadra e Interit ka ofruar kartonin e Christian Eriksenit në shkëmbim të atij të Lucas Torreiras, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Gazeta italiane “Tuttosport” raporton se Nerazzurrët duhet të nënshkruajë një rezervë për Marcelo Brozovicin dhe po konsiderojnë një lëvizje për të huazuarin e Arsenalit te Atletico Madridi. Mësohet se Interi pritet së shpejti të futet në negociartat me Arsenalin për të realizuar këtë shkëmbim lojtarësh gjatë afatit kalimtar të janarit. Bisedimet midis Interit dhe Arsenalit nuk kanë filluar ende, por Eriksen mund të kthehet në Ligën Premier si huazim, me kusht që klubi i tij i ri të paguajë pagat e tij të plota.
Antonio Conte kishte vendosur Eriksen në një pozicion si mesfushor organizativ kundër Fiorentinas javën e kaluar, por danezi mbeti në stol për 90 minuta kundër Juventusit të dielën dhe disa raporte në Itali konfirmojnë se Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin atë. Eriksen gjithashtu nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye do të largohet nga Interi.
Në anën tjetër, Torreira është i huazuar te Atletico Madridi por pritet të kthehet te Arsenali gjatë këtij muaji për shkak se nuk e ka gjetur veten në La Liga. Torreira po shihet si përforcim i duhur te Interi në mesfushë për shkak të përvojës që ka në Serie A pasi më herët ka bërë karrierë te Sampdoria. Krahas Interit, interesim për Torreiran kanë treguar edhe Torino e Fiorentina. Torreira këtë sezon ka 13 ndeshje te Atletico derisa Erikseni ka regjistruar 14 paraqitje me Interin në të gjitha garat.