Inter nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit evropiane kundër skuadrave gjermane. Nerazzurri, në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit kundër klubeve gjermane, ka një rekord prej një barazimi dhe 5 humbje në garat evropiane, përcjellë GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Fitorja e fundit e tyre kundër një klubi të Bundesligës ishte në marsin e viti 2011 në Ligën e Kampionëve, ku ata mposhtën Bayern Munich 3-2.
Trajneri i Interit, Antonio Conte do të shpresojë se ndeshja e sotme kundër Borussia Dortmundit mund ta prishë këtë seri të dobët. Kujtojmë se sot do të takohen Interi dhe Dortmundi me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve në ‘Champions’.