Shefi ekzekutiv i Inter, Alessandro Antonello ka reaguar menjëherë pas lajmeve se Chelsea është gati të paguajë klauzolën prej 110 milion euro të Icardi. “Ne do të bëjmë gjithçka për të mbajtur Icardin, është një pikë thelbësore e klubit”, tha CEO i Inter. Përveç Chelsea, në media po qarkullon edhe një interes i Juventus, pasi Higuain pritet të largohet në merkaton e verës. Gjithsesi kjo duket absurde për Antonello, “Juventus? Kampionati ka mbaruar. Ne dimë çfarë do të bëjmë, tani do bëjmë mbylljen e vitit fiskal, pastaj do të mendojmë për blerjet”. Ai shton se me arritjen e objektivit, që ishte kualifikimi për në grupet e Champions League iu jep mundësinë për të krijuar një grup të fortë dhe për të mbajtur lojtarët më të mirë.