Teksa Manchester United ka zyrtarizuar shitjen e tij, edhe Interi ka “prezantuar” Romelu Lukakun me një video teksa shfaqet gjiganti belg me fanellën zikaltër, në krah të zyrave të klubit teksa jep edhe mesazhin e parë.
“Interi nuk është për këdo, ja pse jam këtu”.
Kujtojmë se sulmuesi belg kaloi në “Giuseppe Meazza” për 80 milionë euro, pas dy viteve të kaluara në “Old Trafford”.
🤳 | THIS PLAYER…#NotForEveryone @RomeluLukaku9 pic.twitter.com/pDuKLiNS58
— Inter (@Inter) August 8, 2019