Valentino Lazaro edhe zyrtarisht është blerja më e re e Interit. Anësori austriak i është nënshtruar sot testeve mjekësore te klubi nga Milano, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Ndërkaq, para pak çasteve, Interi e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit nga Austria.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Interin, derisa bëhet e ditur se paga e tij vjetore është 1.5 milionë euro. Në arkat e Hertha Berlinit, Interi do të detyrohet të paguajë rreth 22 milionë euro plus bonuse.
Ndryshe, Lazaro është prurja e dytë e Interit sot pas mbrojtësit Diego Godin i cili erdhi me parametra zero