Inter nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas. “Zikaltërit kanë rënë dakord për të blerë Kostas Manolas nga Roma për 43 milionë euro plus bonuse” raporton ‘Telelombardia’. Gjithashtu “Football-Italia” shkruan se marrëveshja është arritur me sukses dhe ky transferim pritet të kryhet gjatë merkatos së verës. Kujtojmë që Manolas ka kontratë me Romën deri në vitin 2019 dhe kohët e fundit ka refuzuar rinovimin. Për Manolas interesohet Arsenali, Chelsea dhe Manchester United.