Nga udhëheqës i Seria A, Interi e sheh veten tashmë në krizë identiteti të dukshme. Rënia e ekipit të drejtuar nga Luçiano Spaleti në vitin 2018 është evidente dhe tani zikaltrit rrezikon të humbasin vendin e katërt. Pra, nuk janë dhe aq në gjendje për të goditur një sezon të madh, kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Interi ka fituar vetëm 9 pikë në 10 ndeshjet e fundit të Seria A, me një “plaçkë” prej 48 pikësh në 25 ditë identike me atë të sezonit të kaluar.
Problemet e pjesës tjetër, mes lojtarëve, trajnerit dhe klubit nuk mungojnë. Në origjinën e ngadalësimit të mprehtë të ecurisë së Interit, sipas një raporti të “La Gazzetta dello Sport”, është mosndërhyrja e pronarëve të klubit në merkaton e janarit, duke injoruar sinjalet e ekipit, që tashmë kishte filluar të tregonte disa kufizime. Huazimet e Ramires dhe Texeira nga klubet simotra të Jiangsu kanë qenë të ngrira, ndaj nuk është bërë një investim i madh. Ekziston edhe problemi i distancës së pronësisë nga ekipi, një faktor tjetër jo i mesëm: koha e fundit që Zhang Jindong ishte në Milano daton më 18 shtator 2016, gjatë ndeshjes Inter-Juventus 2-1. Ndonëse djali i tij, Steven, është vendosur në kryeqytetin e Lombardisë, mungesa e pronarit të madh nuk mund të neglizhohet. Sa i përket grupit, midis lojtarëve zikaltër nuk ka më unitet. Është prishur ajo kompaktësi, që ka qenë një nga komponentët e startit mbresëlënës të ekipit.
Një aspekt tjetër, që duhet theksuar nga fjalët e fundit të trajnerit Luçiano Spaleti, është i përfaqësuar nga konfuzioni i roleve dhe nganjëherë mbivendosja e detyrave midis Gardini, Sabatini dhe Ausilio. Tani edhe tifozët fillojnë të jenë të paduruar, ata presin investime nga klubi dhe reagim në fushë nga lojtarët.