Nuk ndalet Mauro Ikardi. Gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në kampionat, Interi ka gjetur bombarduesin e tij. Ai mund të ketë fituar edhe rinovimin e kontratës. Ashtu si në 2016-2017, Maurito ka arritur të bëjë së bashku 450 minuta fillestare në Seria A. Këtë sezon, Ikardi e ka vulosur gjithmonë veten mes shënuesve në protokoll. Për më shumë informacion pyesni Fiorentinën dhe Romën (nga dy gola secila), si dhe SPAL e Bolonja, të ndëshkuara nga një herë secila. Ardhja e Spaletit ka vërtetuar cilësitë e numrit 9, snajperit zikaltër, i cili sipas “Gazzetta dello Sport” do të jetë në mendimet e “Suning” për zgjatje të kontratës aktuale.
Marrëveshja aktuale mes Interit dhe Ikardit përfundon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, e vlefshme për jashtë vendit, por duke pasur parasysh shumat e shpenzuara në merkaton e fundit verore dhe statistikat e amerikano-jugorit, është e pamundur që Interi të flejë pa merak. Kjo është arsyeja pse udhëheqja është duke marrë parasysh të blindojë pjesët e veta të çmuara, duke “vënë në pjatë” rritjen e angazhimit dhe ngritjen e klauzolës për të shmangur zhgënjimin.