Interi po vijon punën për të piketuar elementët që mund të afrohen në ekip, në afatet e ardhshme të tregut të transferimeve. Së fundi, përfaqësues të Interit kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Atalantës dhe Spalit, e luajtur pasditen e të dielës.
Në fokus të vëzhguesve kanë qenë mbrojtësi Rafael Toloi i Atalantës dhe mesfushori anësor, Manuel Lazzari i Spalit. Ky i fundit u vlerësuar edhe për paraqitjen e dhuruar pikërisht kundër Interin, në takimin e luajtur në “San Siro”.