Interi mund ta humb De Vrij, tri top skuadra evropiane pas tij

12

Stefan De Vrij ëhtë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht. Qendërmbrojtësi holandez ka tri vite që është pjesë e Interit dhe gjithmonë ka shfaqur formë fantastike në repartin defensivë.

Po gjiganti italian mund të mbetet pa yllin e mbrojtjes për edicionin e ri, pasi tanimë ai është në listën e top klubeve evropiane.

Calciomercato ka raportuar se për De Vrij interesim kanë shfaqur tri top klubet evropiane si Manchester City, Paris Saint Germain dhe Liverpool.

29-vjçari ka një kontratë me Interin deri në vitin 2023, por që klubi italian po synon që t’ia vazhdojë edhe për dy vite të tjera.

Inter e vlerëson maksimalisht ‘tulipanin’ dhe duan ta zgjasin bashkëpunimin me të duke i ofruar edhe një pagë më të lartë dhe në këtë mënyrë ta blindojnë De Vrij.

Nga ana tjetër skuadrat e interesuara për të në verë pritet të dalin me oferta në drejtim të Interit.

De Vrij këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me ‘Neroazzurët’ ku numëron një gol, derisa vlera e tij sillet rreth 65 milionë euro.