Radja Nainggolan do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Barcelonës që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Interit tashmë mund të llogarisë në një nga lojtarët e tij kyç, që humbi ndeshjen e parë kundër katalanasve për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, shkruan GazetaBlic. Nainggolan është rikuperuar tashmë dhe sipas njoftimeve të mediave italiane, ai mund të luajë kundër Genoa në Giusseppe Meazza.
Inter dhe Barcelona takohen të martën e ardhshme në Meazza, me fillim nga ora 21:00, në kuadër të raundit të katërt të ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona ndodhet në vendin e parë me nëntë pikë – kurse Inter në vendin e dytë me gjashtë pikë.