Interi me probleme para ndeshjes me Barcelonën!

4

Radja Nainggolan do të mungojë në sfidën e Champions League kundër Barcellona në program të mërkurën dhe ky është lajmi I keq në kampin e Inter, pas triumfit në frymën e fundit në derbin e Milanos. Mesfushori belg është zëvendësuar në minutën e 30′ të ndeshjes me Milan në San Siro, pas një kontrasti me Lucas Biglia.

Një duel në fakt që pati dy episode mes Nainggolan dhe argjentinasit në harkun e 7 minutave: në të 20′ një përplasje të ashpër në mesfushë në të cilën Biglia mori karton të verdhë, më pas në të 27 një përplasje në të cilën Nainggolan doli i dëmtuar nga fusha, duke e detyruar Spallettin të ndryshojë. Belgu ka pësuar një ndrydhje të kaviljes së majtë që është konfirmuar në një komunikatë zyrtare nga klubi zikaltër. Kontrollet e mëtejshme do të saktësojnë kohët e rikuperimit të Nainggolan, por sic e deklaroi edhe Luciano Spalletti pas ndeshjes, Ninja do të qendrojë jashtë jo vetëm për ndeshjen me Barcellona, por për një periudhë më të gjatë.

Një Inter me probleme, që shkon në Barcelonë për ndeshjen më të rëndësishme të grupit në Champions: pa Nainggolan e ndoshta edhe pa Brozovic e Perisic.

Comments are closed.