Cesare Casadei lë Interin për t’iu bashkuar Chesea-t. Talenti i madh i zikaltërve kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, por Chelsea është treguar me aktiv duke shërbimet e 19-vjeçarit.
Drejtuesit e Interit studiuan edhe ofertën e Sassuolos dhe veçanërisht të Nice, por më fund “u dorëzuan” para presionit të bluve të Londrës. Casadei do të firmosë për plot 6 vite me Chesea-n, pra deri në vitin 2028.
Klubi italian do të përfitojë 15 milionë euro plus bonuset (në total mund të shkojë 20 milionë) për kartonin e talentit italian. Zikaltrit përfituan gjithashtu 20 milionë nga shitja e Pinamontit, që do të thotë se arkëtimet janë në kuota të mjaftueshme për të mos qenë të detyruar të shesin Skriniar apo Dumfries.