Interi e ka zyrtarizuar interesimin për sulmuesin Romelu Lukakut, duke i bërë ofertë Manchester Unitedit, njoftojnë mediat angleze dhe italiane.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Ausilio, i cili ka thënë se kanë pasur një takim me udhëheqësit e skuadrës angleze për Lukakun.
Rreth 80 milionë euro, pritet t’i kushtojë Interit, sulmuesi i “Djajve të Kuq”.
Sulmuesi belg, është njëri nga synimet kryesore të Contes tek Interi, derisa te Manchesteri ai ishte zëvendësues i sulmuesit të ri, Marcus Rashford.