Interi kërkon të blejë përfundimisht Cancelon

19

Inter raportohet se kërkon të blejë përfundimisht Joao Cancelo-n nga Valencia, por në fillim duhet të shesë. Portugezi mbërriti në formë huazimi gjatë verës, me një opsion për blerje përfundimtare 35 milionë euro në fund të sezonit. Tani Tottusport raporton se Zikaltrit duan të bëjnë të tyrin mbrojtësin e krahut, por duhet të gjejnë paratë pa rrezikuar një ndëshkim nga UEFA.

Një pjesë e madhe e shumës mund të vijë nga shitja e Geoffrey Kondogbia nëse edhe ai transferohet përfundimisht te Valencia, e cila duhet të derdhë 25 milionë euro për të në arkat e Inter. Gjithsesi, nuk është e qartë nëse klubi spanjoll do të jetë në gjendje financiarisht për të paguar shumën e mesfushorit francez. Inter do të shesë edhe Francesco Bardi te Frosinone dhe Yuto Nagatomo te Galatasaray.

Comments are closed.