Keita Balde mund të rikthehet përsëri në Serie A dhe te Interi. Sulmuesi anësor ishte i huazuar për një edicion tek klubi zikaltër nga Monaco, por në fund Neroazzurët nuk shfrytëzuan të drejtën e blerjes së tij. Pas lëndimit të Alexis Sanchez dhe refuzimit që i bëri Olivier Giroud, Interi ka kontaktuar Keita Balden. 24-vjeçari po kalon formë të mirë te Monaco ku në këto gjashtë takimet e para ka shënuar edhe dy gola, bën të ditur Telegrafi, përcjellë gazeta Koha.